Dy banorë që po protestonin për çështjen e pronave në zonën e Rrjollit kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me forcat e policisë dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njëri prej të dëmtuarve, në një deklaratë për mediat, ka pretenduar se është tërhequr zvarrë nga efektivët dhe ka pësuar lëndime në këmbë dhe në qafë. Ai ka pohuar gjithashtu se edhe një ditë më parë, gjatë protestës, djali i tij është goditur me gurë nga policia.
“Si çdo ditë po shkojmë te tokat tona, te tokat që na kanë lënë të parët, baballarët e gjyshërit tanë. Policia ishte bërë gardh, më mënyrë absolute nuk të lënë as të shkelësh me këmbë. Ata po e rrethojë dhe as në këmbë nuk po na lënë. Edhe dje djali tim e kanë goditur me grushte, edhe sot siç e shihni vetë.
Po ne nuk do dorëzohemi, na kanë gjuajtur me gurë, na janë hedhur në fyt, në mënyrën më makabre të mundshme. Dy persona janë demtu bajagisht. Do vazhdojmë pa ndalim, deri kur të dali e drejta. Nuk jemi në kundërshtim me shtetit dhe me askënd, jemi në kundërshtim me punëtorët, të bllokohen punimet. Ne duam vetëm drejtësi. Unë jam dëmtuar në këmbë dhe në qafë, më kanë tërhequr zvarrë”, tha ai.
Edhe një tjetër banor i lënduar ka deklaruar për mediat se është goditur disa herë me gurë nga një efektiv policie, duke theksuar se, pavarësisht situatës, protesta do të vijojë.
“Si çdo ditë edhe sot. Shkojë të tokat tona dhe nuk na lejnë, sikur jemi prej Kabuli. Policia është 100% me palën tjetër. Ku është shteti, të na dali mor zot se për dy të ballit, asnjë nuk na ka gjet deri më sot, por më zi do të bëhet.
Nuk kam çfarë të them. Sa dolëm te tokat, policia duke na ofenduar, duke na shtyrë. Më kapi njëri më ka dërrmuar me gur në këmbë, në shpinë, në gjoks, nuk kanë lënë gjë pa bërë. Jena dëmtuar dy veta, se di mirë, se kam qenë si në tip kome. Mos me shku te vendi jot, vetëm në Shqipëri kam parë”, tha ai për mediat.
Lini një Përgjigje