TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 20:56

U dhunua në mes të qytetit, reagon drejtori i AKU në Shkodër: Nuk më tremb qyta e armëve tinëzare!

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua në mes të qytetit, reagon drejtori i AKU në
Drejtori i AKU në Shkodër, Ramir Haderi

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e kaluar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet përballë presioneve dhe kërcënimeve.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Haderi falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar pas ngjarjes, ndërsa theksoi se besimi i tyre përbën motiv për të vijuar detyrën në shërbim të qytetit.

Haderi shton se, megjithëse plagët fizike dhe emocionale mbeten të forta, ai nuk ndihet i frikësuar nga sulmi ndaj tij.

“As pabesia, as qyta e armëve tinëzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe me ndërgjegje të pastër. Sepse plagët nuk janë vetëm në trup ato mbeten në shpirt. Por shpirti im nuk përkulet. As në lule të ballit nuk më tremb dora tinëzare e pabesë e natës. Nuk më trembin e as më mposhtin. Pas kësaj dhimbjeje, e goditje pas shpine kam ndjerë dorën dhe zemrën e qytetarëve të mi. Dhe kjo më jep forcë të mos bie, të mos hesht dhe të mos tërhiqem. Detyra ime ndaj Shkodrës është shërbimi dhe mosdorëheqja përballë së keqes e kërcënimeve.

Shkodra ka ditur gjithmonë të bëhet krah, besë dhe forcë e përbashkët për qytetin e saj, dhe unë, me përulësi, do të vazhdoj të ndjek atë rrugë me të njëjtin besim e përgjegjësi. Shpreh besimin tim të plotë tek Policia e Shtetit dhe organet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të porositësve të saj jo vetëm për mua, por për vetë qytetarët. Shkodra meriton besim. Shkodra meriton drejtësi”, shprehet Haderi në Facebook.

ramir haderi aku dhuna

1 Komente

  1. K
    Koleci

    ramir haderi ky eshte sigurisht ne Stamboll, nuk eshte emer Shqiptar, ndoshta gabohem !

    Lini një Përgjigje