TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 14:48

"U arrestua si terrorist"/ Prangosja e Metës, Ilir Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin

Shkruar nga Pamfleti
"U arrestua si terrorist"/ Prangosja e Metës, Ilir Proda: Policia
Arrestimi i Ilir Metës

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.

Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.

“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua deputeti Klevis Balliu.

“Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e Shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur.”, iu përgjigj Proda.

arrestimi i ilir metës ilir proda

Lini një Përgjigje