TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 13:56

Vrasja e agjentit në atentatin e Rinasit, reagon kreu i AMP

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e agjentit në atentatin e Rinasit, reagon kreu i AMP
Vrasja e agjentit në Rinas, reagon kreu i AMP

Drejtori i AMP, Eduart Merkaj raportoi të hënën në komision për çështjet e brendshme dhe të mbrojtjes.

Merkaj u pyet nga deputetët e opozitës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 5 ditë më parë në Rinas u vra në një atentat mafioz Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Mustafa Sheqeri, agjent i AMP.

Merkaj tha se AMP ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për procesin e rekrutimit dhe vijueshmërisë në punë të agjentit Mustafa Sheqeri.

“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Janë marrë masa nga AMP, qoftë me përjashtim dhe masa disiplinore, qoftë me dorëheqje të personave që e kanë parë të arsyeshme të mos jenë pjesë e AMP. Janë ngritur grupe pune për kontrollin e secilit nga punonjësit e AMP, nëse ka pasur shkelje gjatë rekrutimit ose në vijim. AMP ka bërë kallëzim në Prokurori jo për të kursyer ndonjë nga punonjësit tani. AMP duke bashkëpunuar me Prokurorinë do të ngrejë një grup hetimor që të mos ketë pretendime për anshmëri. Kjo është pjesa që nuk kemi dalë me masa konkrete për punonjësit të AMP”, tha Merkaj.

Agjenti i AMP-së, Mustafa Sheqeri i cili ra pre e atentatit mesditën e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar jetë gjatë natës së 15 Nëntorit në spital. Ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar policia e Tiranës.

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe Mustafa Sheqeri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer hetimet e nevojshme.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë. Policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Brenda saj u gjetën 4 armë, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në atentatin e Rinasit.

vrasja e agjentit në rinas reagon kreu i amp

Lini një Përgjigje