TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 13:31

Kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet, GJKKO shtyn për në 2 dhjetor seancën për Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet, GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca paraprake për dosjen Veliaj, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e shoqëri. 

GJKKO i dha mbrojtjes kohë që të njihet me aktet dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 2 dhjetor. 

Në këtë seancë, mësohet se dy biznesmenët Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar

Gjatë seancës paraprake, avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ata kërkuan gjithashtu që klienti i tyre të njihet personalisht me aktet dhe që ato t’i dorëzohen në burg.

Veliaj akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Lini një Përgjigje