TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 11:09

Sot 81-vjetori i Çlirimit të Tiranës, reagon Veliaj: Përkujtojmë të gjithë ata që luftuan për qytetin e lirë

Shkruar nga Pamfleti

Sot 81-vjetori i Çlirimit të Tiranës, reagon Veliaj:

Sot është 81-vjetori i Çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një reagim nga paraburgimi i Durrësit, teksa shprehet se sot përkujtojnë të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për qytetin e lirë. 

“17 Nëntor 1944 - 17 Nëntor 2025 Sot nderojmë me mirënjohje të thellë Çlirimin e Tiranës - ditën kur qyteti ynë u ngrit mbi errësirën, me guxim dhe sakrificë për liri.  Përkujtojmë me respekt të gjithë ata që luftuan, që sakrifikuan dhe që na lanë trashëgim Tiranën e lirë dhe krenare që kemi sot. Detyra jonë është ta çojmë përpara me punë dhe dinjitet. Gëzuar Ditën e Çlirimit!”, shkruan Veliaj.

Më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korporatës së I Sulmuese, përmes një plani operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme që parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. 

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë.

1 Komente

  1. A
    Andon

    Ata sdhane jeten per te bastisur ju ata I mbrojten me gjakun e ture kishin atdhe ju e shrutezoni per te vjedhure popullin

    Lini një Përgjigje