
Gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me situatën e krijuar në fshatin turistik të Thethit. Ai tha se e sheh si të rrezikshëm për turizmin situatën e paprecedentë dhe përplasjet e banorëve deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia.
Çollaku tha se përmes këtij aksioni, kryeministri Rama ka ngjallur frikë tek të huajt që vizitojnë vendin tonë, përmes këtij aksioni.
“Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend. Kanë prenotuar në Shqipëri dhe janë në një zonë lufte. Ne flasim për një vend ku ekziston ligji dhe shteti, jo në një vend ku ekziston individi dhe çdo gjë tjetër është derivat i veprimeve, orekseve dhe mesazheve të tij. Këtu kjo lloj dhune që rrezikon të agravojë, nuk e di çfarë imazhi mund të kemi kur policë me automatik i drejtohen banorëve shqiptarë sigurisht.
Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend, kanë prenotuar në Shqipërinë dhe kujtojnë se janë në një zonë lufte. Jo vetëm në Theth por unë besoj se kjo do të jetë një goditje për turizmin në të gjithë Shqipërinë, sipas humorit mëngjesor të kryeministrit, i cili është i pashëndetshëm edhe në periudhën paszgjedhore me rezultatin e tij euforik, sepse ka të tjera ekuilibra, të tjera ngjarje, të tjera dosje të rëndësishme, ku ortakë të tij qeveritar, të kabinetit të ministrave, deputetë, kryebashkiakë, janë atje dhe janë në prag hekurash”, tha Çollaku për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje