TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2025, 08:15

"Tubim për Tik Tok, por platforma s’është mbyllur", gazetari Mahmutaj: Berisha do bëjë protestë me fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

"Tubim për Tik Tok, por platforma s’është

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar thirrjen e ish-kryeministrit Berisha, për protestë pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.

Protesta e thirrur nga Berisha do të zhvillohet ditën e sotme, edhe pse “Tik Tok” ende nuk është mbyllur në Shqipëri, ndërsa ish-kryeministri premton ta kthejë.

“Mbyllja e “Tik Tok” është zgjidhja më e mirë. Në Shqipëri është keqpërdorur dhe duke mos pasur filtra dhe gjuha shqipe nuk njihet shumë nga këto filtrat elektronike është keqpërdorur. Ka humbur qëllimin informues apo edukativ. Berisha kërkon të bëjë protestë me fëmijët dhe të kundërshtojë stafin mësimor të shkollave dhe prindërit. Këto vite Tik Tok ishte kthyer në ankthin e mësimdhënësve dhe prindërve shqiptarë”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje