TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2025, 07:17

Gërdeci, 17 vite pa drejtësi/ Gazetari: Protesta e Berishës për “Tik Tok” ditën e tragjedisë, për të hequr vëmendjen

Shkruar nga Pamfleti

Gërdeci, 17 vite pa drejtësi/ Gazetari: Protesta e Berishës

Gazetari Flogert Muça foli për çështjen e Gërdecit dhe protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.

Gazetari Muça u shpreh se i gjithë qëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është për të hequr vëmendjen nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

“Berisha nuk fle sa i përket Gërdecit. Për doktorin rëndësi ka Shkëlzeni. Trebicka i ndjerë që iku si ata 26 të tjerët, tregon edhe njëherë rëndësinë. Shqetësimi i doktorit lidhet me gjyqin e Fatmir Mediut, për të cilin ka ardhur edhe LaCivita. Problemi i doktorit lidhet më këtë çështje, me Gërdecin dhe SPAK nuk duhet të kompleksohet por të vazhdojë hetimet dhe familjet e tyre të presin drejtësinë. Doktorit nuk i bën përshtypje që të thërrasë minorenë në protestë për Tik Tok, për të hequr vëmendjen nga kjo ngjarje”, tha gazetari Muça në “Ora e Fundit”.

Lini një Përgjigje