TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 14:52

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Manja: Akt burracakësh, të zbardhet ngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Manja: Akt

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të banesës së tij, iu vendos një sasi lënde plasëse.

Teksa i shpreh gjyqtarit Sterkaj dhe familjes së tij mbështetjen e plotë, ministri kërkon zbardhjen sa më të shpejt të sulmit ndaj gjyqtarit të Shkodrës. Manja e cilëson si “akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë”.

"Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!", shprehet Manja.

Lini një Përgjigje