
Avokati Arbër Hoxha se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluara për shkak të mënyrës se si funksionojnë gjykatat në vend.
Sipas tij, amnistia duhet të ishte më gjithëpërfshirëse. Avokati shprehet se gjykata është në koncepte staliniste vetëm me masë sigurimi arrest me burg, ku sipas tij mund të vendosë një masë tjetër sigurie si "arrest në shtëpi" apo "detyrim paraqitjeje".
“Në Shqipëri ekziston ideja që duam t’i shohim të gjithë në burg, duhet ta kuptojmë që çdo i burgosur i shpenzon buxhetit të shtetit 7500 -7800 lekë të vjetra. Pra, fillimisht e kanë vjedhur buxhetin e shtetit dhe tani duhet të paguajmë sërish që t’i mbajmë këta.
E rëndësishme është që ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetit të hetohen dhe t’u gjenden ato para për t’ju kthyer buxhetit se sa vite do dënohen. Ata që kanë kryer vepra penale që kanë të bëjnë me buxhetin e shtetit duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit…Është e papranueshme që numri i të paraburgosurve është më i madh se i të burgosurve.
Gjykata e quan gjënë më normale në botë të konsiderohet fakt shumë i madh një vepër penale që parashikohet me gjobë ose burgim deri në 4 vjet dhe 2 persona duhet të rrinë arrest me burg për këtë vepër penale. Gjykata është në koncepte staliniste vetëm me masë sigurimi arrest me burg, ndërkohë që mund të qëndrojnë në një masë tjetër sigurie si arrest në shtëpi apo detyrim paraqitjeje”, tha avokati për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje