TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 12:58

Shtohen rastet e fruthit, ekspertët ngrenë alarmin: Rastet u dyfishuan nga 2022 në 2023!

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen rastet e fruthit, ekspertët ngrenë alarmin: Rastet u dyfishuan

Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën thuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, thonë studiuesit, duke paraqitur një sfidë në përpjekjet për eleminimin e tij në disa vende.

U regjistruan 321 mijë e 582 të prekur vitin që shkoi nga 171 mijë e 153 dy vite më parë, ndërsa për 2024 deri tani janë 94 mijë, por besohet se shifrat shkojnë edhe më shumë.

Pothuajse gjysma e rasteve të këtij viti kanë qenë në Rajonin Evropian të mbuluar nga OBSH, me incidencën më të lartë në Azerbajxhan, Kirgistan dhe Jemen.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara janë prekur 128 persona vetëm brenda 24 orëve të fundit dhe sipas qendrës së patrandalimi të sëmundjeve, ky është numri më i lartë që nga viti 2019.

Kjo pasi fruthi u shpall i eleminuar në Amerikë që në vitet 2000, ku cdo I prekur regjistrohej i infektuar nga jashtë vendit, por shpërthimi i fundit e rrezikon rikthimin.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse përmes ajrit. Mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore ose vdekje, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe të pavaksinuar.

Simptomat e përgjithshme mund të përfshijnë ethe, kollë, rrufë, lotim të syve dhe shfaqje të pullave të kuqe të iriituara në trup.

Vaksina kundër sëmundjes konsiderohet shumë efektive. Një dozë shmang rrezikun 93% dhe dy doza 97%.

Njerëzit e vaksinuar ende mund të sëmuren, por kjo nuk ndodh shpesh, dhe zakonisht, është një infeksion më i butë.

Lini një Përgjigje