TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 11:32

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Softa zbërthen arsyet: Ka konflikt të hapur me Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Softa zbërthen arsyet: Ka konflikt të

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar me deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Sipas tij, deklaratat e Metës duhen parë të lidhura me sulmin e drejtpërdrejtë ndaj SPAK dhe Dumanit për shkak të dosjes ku është i përfshirë por edhe si përpjekje për të krijuar një forcë politike populiste siç po ndodh rëndom në Evropë.

“Meta është në një moment që është rikthyer fort në politikë, ka kohë që e paralajmëron. E kam parë në 2 momente; kur sulmon SPAK dhe Dumanin personalisht për shkak të hetimeve dhe situatën që ka në raport me SPAK dhe e dyta në rrafshin politik kërkon të ngrejë forcën politike si populiste, kërkon një ekstrem të majtë ose të djathtë se këto forca kanë nisur të kenë mbështetje të madhe në Evropë”, tha Softa për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje