TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 07:56

Parashikimi i motit, mësoni si do jenë temperaturat për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit, mësoni si do jenë temperaturat për

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 26 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

 

 

Lini një Përgjigje