TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 22:10

“Lajthitja” e Metës, Ben Andoni: LSI mori tatëpjetën që kur Iliri ra në grackën e Ramës dhe u zgjodh president

Shkruar nga Pamfleti

“Lajthitja” e Metës, Ben Andoni: LSI mori tatëpjetën

Analisti Ben Andoni është shprehur se Partia e Lirisë është një forcë politike që ka konfuzion lidhur me ideologjinë e vetë.

Andoni tha gjithashtu se Meta ra në grackën e kryeministrit Edi Rama kur u zgjodh President i Republikës dhe që nga ai moment sipas tij, PL filloi rënien.

Problemi më i madh ka qenë në momentin që LSI u shndërrua në PL. Duhet të nisemi nga premisa logjike, për të shkuar në sensin si po artikulon Meta. LSI ka bërë gjetjen më të jashtëzakonshme nga partitë tona. Sepse i kushtohej fateve të vendit. Gjatë monopolizimit të pushtetit nga Meta dhe bashkëshortja e tij, jo vetëm që e tejkaluan partinë e tyre, por e kthyen në simbol të familjes. Momenti i shndërrimit erdhi në një moment që Shqipëria është e paintegruar”, tha Andoni.

Më tej, Andoni theksoi se Meta përdori në mënyrë të shëmtuar Vojo Kushin, një nga heronjtë e luftës nacional-çlirimtare dhe nga ana tjetër shkoi poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas analistit, ka mbajtur peng për 32 vite luftën nacional-çlirimtare.

Nuk mund t’i vendosësh një devizë partisë dhe të kalosh në një cak tjetër. Qasje të tilla shkojnë paralel me qasjen e forumeve. PL ka pjesën më konfuze të ideologjisë së vetë. Një parti që e përdor Vojo Kushin siç e përdor Meta. Shkon poshtë ballkonit të një njeriu që për 32 vite ka mbajtur peng datën e çlirimit. Dhe me luftën antifashiste ka probleme të jashtëzakonshme. Një nga kreditet e LSI ndryshe nga PS ka qenë se kanë qenë shumë konsistent për luftën dhe respektin ndaj saj dhe të shkosh te një person që jo vetëm i ka rehabilituar një pjesë të kolaboracionistëve, por nga ana tjetër… Pra është i paqartë nga ana ideologjike. Meta deri në momentin që u bë president ra në grackën e Ramës”, u shpreh Andoni.

ben andoni ilir meta

Lini një Përgjigje