TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 18:31

Investigimi i “RAI3”, Lala: Njollë e zezë për Shqipërinë, Rama duket i tronditur

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i “RAI3”, Lala: Njollë e zezë për

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar dokumentarin e publikuar nga “RAI3” në Itali si dhe qëndrimin e kryeministrit Rama.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë, ndërsa shton se ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e “RAI3” është skandaloze .

Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta.

Investigimi i “RAI3” është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e “RAI3” është skandaloze”, u shpreh Lala për News24

Sakaq, gazetarja nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Rama teksa thotë se kur ky i fundit kur pyetet nga gazetarët nuk jep përgjigje. Lala shton se Rama duket i tronditur nga investigimi.

Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

klodiana lala investigimi edi rama itali

Lini një Përgjigje