TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 18:46

Klodiana Lala: Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen dhe ndikohen nga politika

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala: Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen dhe ndikohen

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika.

Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme”, theksoi Lala për News24

Sakaq, Lala shtoi se ka dhe një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat”, u shpreh Lala

spak prokurore klodiana lala

Lini një Përgjigje