TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 13:08

U arrestua për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Posaçme lë në burg specialistin e Kadastrës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Posaçme
Dritan Stoka

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg specialistin e Kadastrës, Dritan Stoka.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Dritan Stokan.

Stoka arrestua për korrupsion në zgjedhje, ku iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave.

Gjithashtu mësohet se ka ndryshuar masa e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Ndërsa për ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdinin, gjykata ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Për Ylli Barutin nuk pati ndryshim mase dhe hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë.

Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan gjatë ditës së premte pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK. Ata akuzohen për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. 

Sipas hetimeve të SPAK, në atë kohë rezultoi se Dritan Stoka dhe Agim Osmani, kanë kryer veprat penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit.

Akuzat:

Dritan Stoka, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osma, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Ylli Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Lini një Përgjigje