TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 07:15

Tragjedia në Shkodër, motra e Alma Arrazit zbulon të pathënat: Erdgysi e kërcënonte pasi ajo i pa videot në telefon nga e dashura

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Shkodër, motra e Alma Arrazit zbulon të
Erdgys Arrazi

Nga policia mësohet se familjarë të Alma Arrazit kanë deklaruar se konflikti mes çifti ka ndodhur qe prej disa muajsh.

Sipas tyre 31-vjeçari, Erdgys Arrazi, kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë.

Sipas motrës së Alma Arrazit, kjo e fundit kishte parë edhe disa video që Ergysit ja dërgonte vajza me te cilën kishte krijuar lidhje jashtëmartesore.

Motra e Almës ka deklaruar se Erdgysi vazhdimisht e ofendonte.

“Ergysi kishte një lidhje jashtëmartesore. Ai vazhdimisht e ofendonte Almën. Motra kishte parë disa video që Ergysit ia dërgonte e dashura”, thuhet në deklaratë.

Gazetari Ervin Leka tha se sipas deklaratave të bëra nga motra e Alma Arrazit, 31-vjeçari e kishte kërcënuar të motrën, dhe se kishin vazhdimisht konflikte pasi kishte krijuar edhe një lidhje jashtëmartesore.

Edhe Prokuroria e Shkodrës ka hedhur dritë në lidhje me hetimet që po zhvillohen për vetëmbytjen në Lumin e Bunës të Alma Arrazit, bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në pranga për ngjarjen është vënë Erdgys Arrazit, i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas së tij Alma Arrazit. Prokuroria thotë se për shkak  të tradhtisë bashkëshortore, Alma në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur në lumë me 3 fëmijët.

Prokuroria thotë se deri në këtë fazë janë krijuar ‘dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

erdgys arrazi flet e motra

Lini një Përgjigje