TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2023, 13:40

Tragjedia në Greqi, 21-vjeçarja shqiptare mes viktimave; familja nis identifikimin me ADN

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Greqi, 21-vjeçarja shqiptare mes viktimave; familja nis

Klaudia Lata, 21-vjeçarja studente e Mjekësisë dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.

Familja e saj tashë ka pak shpresa, ndërsa bëhet me dije se ka nisur procesi për identifikimin përmes ADN-së. Një numër i madh trupash të pajetë nuk janë identifikuar ende, pasi përplasja e fortë e trenave shkaktoi zjarr në dy prej vagonave.

Një tjetër shqiptar që dyshohet i vdekur, është 24-vjeçari nga Tirana Denis Ruçi. Pjesa më e madhe e 47 viktimave janë të rinj dhe të reja, studentë që po udhëtonin pas një ekskursioni nga Athina drejt Selanikut.

Asnjë gjurmë nga 24-vjeçari Denis Ruçi, i cili dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa
Mesazhi prekës i Komunitetit të Shqiptarëve në Greqi:

Kërkohet Klaudia!

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.

Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.

Ngushëllime familjeve të viktimave!

Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

tragjedia në greqi klaudia lata

Lini një Përgjigje