
Publikohet audioja e plotë, që tregon se si u dha urdhri për vrasjet e “21 Janarit”. Pak javë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi transkriptin e një përgjimi që ishte bërë në radiot e Gardës, por ai sot ka publikuar audion e plotë, ku shihet se si kreu i Gardës Nrea Prendi komunikon me vartësit e tij.
Vetë gazetari në rrjetet sociale ka ironizuar mosfillimin e hetimeve nga SPAK. “Zyrtarisht me vendim gjykate, 4 të vrarët e 21 janarit 2011, tashme “Dëshmore te Atdheut”, cilësohen si të “vrarë nga pakujdesia”… Pasi dëgjova këtë regjistrim, u ”binda” se ish-kryeministri Sali Berisha, ka “gjithmonë të drejte”. Nuk ka prova. Nuk ka regjistrim. Katër protestuesit e pafajshëm u masakruan në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, nga “pakujdesia”….”, shkruan Hoxha.
Në një emision, ai ka folur më gjatë për bisedën që zhvillohet me përfaqësuesve të Gardës. Sipas tij, nuk është gjetur server i komunikimeve me radio ndërsa filmimet janë fshirë. “Këtë provë vendosa ta coja te shtëpia e Aleks Nikës në formë detyrimi dhe kam ndjekur këtë histori dhe ata kanë të gjithë të drejtën e otit sepse nuk kanë autorësi dhe nuk gjendet justifikim si është kryer vrasja. Ne erdhëm te pika ku u vu në dyshim a ekziston kjo apo jo dhe u bënë dy kallëzime në SPAK. Çështja duhet ët shkoje nga prokuroria në SPAk meqë nuk është zgjidhur për 13 vite, të dyja kallëzimet u çuan në prokurori dhe mua më thirrën, vura në dispozicion provat, shkuam te shtëpia e Aleks Nikës ku kërkuan gjithashtu audion, familjarët e katër të vrarëve bënë kallëzim në SPAK dhe Dumani i tha këtë çështje duhet ta hetojë prokuroria”, tha ai.
PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:
KOMUNIKIMI I PARË:
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.
KOMUNIKIMI I DYTË:
Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.
KOMUNIKIMI I TRETË:
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)
Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.
I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio
KOMUNIKIMI I KATËRT:
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
KOMUNIKIMI I PESTË:
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3
Lini një Përgjigje