TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 22:19

“Familjet e dy të dënuarve u fshehën kur dëgjuan për Dan Hutrën”, Lala: Nëna e Vladimir Kurtit shpëtoi sepse ishte në kopsht

Shkruar nga Pamfleti

“Familjet e dy të dënuarve u fshehën kur dëgjuan

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga masakra e Tiranës që ndodhi ditën e sotme, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Në “Open”, Lala zbuloi se nëna e Valdimir Kurtit, të dënuarit me të cilin Hutra kishte pasur konflikte, ka shpëtuar për shkak se kur ky i fundit hyri në banesën e saj dhe vrau me gjakftohtësi të bijën Etleva, ndodhej në kopshtin e banesës duke u kujdesur për bimët.

Ajo tregoi më tej një tjetër detaj duke thënë se një i dënuar në burgun ku ndodhej Vladimir Kurti dhe që kishte pasur po ashtu konflikte me Hutrën, kishte lajmëruar familjen e tij nga frika për t’u larguar nga banesa dhe për t’u fshehur.

Vladimir Kurti kur dëgjoi emrin e autorit të dyshuar ishte vënë në lëvizje dhe telefononte motrën. Kur Hutra ka shkuar në zonën e banesës ka pyetur një banore për shtëpinë e Kurtit. Nëna ka shpëtuar sepse ka qenë në kopsht duke prashitur bimët. Ishte fati I saj që autori ishte larguar.

Një i dënuar tjetër, familja e tij u ngujua për orë me radhë sepse kishte dyshime për shkak se kishin konflikte në burg. Ishte një masakër.

Ish bashkëjetuesja e tij ka sjellë në jetë vajzën e tij para 4 muajsh. Të gjitha institucionet shtetërore kanë qenë në gjumë.

2 fëmijë kanë qenë pranë skenës së krimit në Paskuqan dhe e kanë parë atë. Nga informacionet që kam atij i është dhënë ndihmë me psikologë. Fëmija 3 vjecc mund ta fiksojë, ndërsa fëmija tjetër jo pasi është më i vogël”, zbuloi ajo.

hutra lala masaker ne tirane

Lini një Përgjigje