TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2023, 08:00

Krimi makabër në Tiranë, Spahiu revoltohet me policinë e gjykatat: Si lihet një vrasës i lirë? Vetëm Enveri i bënte zap këta

Shkruar nga Pamfleti
Krimi makabër në Tiranë, Spahiu revoltohet me policinë e
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet ku Dan Hutra vrau 3 gra.

Spahiu u shpreh se është e pafalshme që një person me precedentë të  theksuar kriminalë, i cili përpara masakrës së sotme kishte vrarë edhe ish-gruan e parë kishte bërë vetëm 16 vite burg në një kohë që ishte dënuar 24.

Kjo, sipas tij është për faj të sistemit të drejtësisë dhe sistemit politik në të njëjtën kohë.

“A mundet që një vrasës që merr një dënim maksimal në 2007, sot është i lirë. Legjislacionin, kodin penal e voton kjo kastë politike. Ne kemi një sistem që mund të dalë një vrasës serial nga burgu dhe për 6 ditë të jetë jashtë kontrollit. Në sistemin policor të Enver Hoxhës, çdo polic dinte çdo qytetar dhe kush ishte me precedentë, sot kemi 1 mijë herë më shumë policë por i kemi të pamjaftueshëm për të kontrolluar krimin. Dhe pastaj justifikohemi se diktatura na bënte zap. Të gjitha sistemet kanë shfaqur dobësitë  e tyre pa anashkaluar degradimin që po kalon shoqëria shqiptare.”, tha Spahiu në emisionin "Now".

40 vjeçari Dan Hutra gjatë ditës së mërkurë vrau 3 gra në zonën e Paskuqanit dhe Kamzës në Tiranë.

 Hutra vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe.
Gjithashtu ai dyshohet se vrau dhe 31-vjeçaren Etleva Kurti në oborrin e banesës së saj në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë.

Autori i këtyre krimeve të rënda u largua me një makinë tip Benz dhe u arrestua më pas në zonën e Kombinatit.

Në momentin e arrestimit atij iu gjet dhe arma e krimit kallashnikov.

vrasësi i 4 grave në tiranë dan hutra

Lini një Përgjigje