TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2023, 07:35

Karamuço: Dan Hutra u kap duke pritur të vriste personin e katërt, çfarë i kërkoi policisë

Shkruar nga Pamfleti
Karamuço: Dan Hutra u kap duke pritur të vriste personin e
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar detaje tronditëse nga arrestimi i Dan Hutrës, i cili vrau tri gra e plagosi tri të tjera ditën e sotme në periferi të Tiranës

Karamuço ka treguar se kapja e autorit u bë falë bashkëpunimit të qytetarëve me policinë e shtetit, të cilët kanë bërë identifikimin e Hutrës dhe kanë informuar uniformat blu për vendndodhjen e tij.

Pasi u lokalizua, autori i kërkoi policisë të mos e arrestonin e ta lejonin të vriste edhe një person që e akuzonte për vdekjen e të atit, që më pas të bënte burgim të përjetshëm.

Ne nuk dimë fundin e gjësë, momentin që është arrestuar nuk ka qenë i lokalizuar nga policia por është njoftuar nga qytetar në Kombinat por një person që po blinte ushqime për ti konsumuar në një vend më tej. Gjëja më e mirë që ka bërë policia sot për herë të parë është se ka kërkuar ndihmën e menjëhershme të qytetarëve duke shpërndarë foto të autorit. Nga ky bashkëpunim është bërë e mundur që njëri prej qytetarëve ta identifikojë. Ajo që duhet thënë ai ishte përgatitur për të vrarë një person të katërt që e fajësonte për vdekjen e babait të tij dhe i ka thënë policisë më lini të vras dhe një person tjetër e të shkoj në burgim të përjetshëm njëherë e mirë. Personi I katërt është identifikuar ishte burrë, dhe e priste pak më tutje nga vendi ku ky person u kap.

Vlerat që ka policia sot për aq punë sa ka bërë nuk i duhen mohuar. Shikoni persistimin e tij kriminal, janë gjetur 16 gëzhoja në vendngjarje.  Del me makinë, shkon te shtëpia e motrës së familjes së-ish bashkëjetueses hap derën dhe godet këdo gjen aty. Ka shpëtuar nëna se kur ka dëgjuar krismat ka dashur të dalë pore në atë moment ai është larguar. Policia e ka pasur të vështirë të kuptojë nëse është i njëjti person që po i kryen të gjitha këto.”- tha Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës tha më tej se agresori Dan Hutra, nuk ka ndaluar dhunën edhe pasi i është bllokuar arma në shtëpinë ku kreu vrasjen e dyfishtë, ai nxori thikën dhe plagosi dy gra të tjera.

Pas kësaj ai ka shkuar tek shtëpia e motrës së ish-bashkëjetueses dhe po me thikë ka goditur këdo që i ka dalë para.

Godet me thikë në faqe dhe në dorë një ish-të njohurën në Astir për t’i kërkuar para. Shkon në spital për të marrë ndihmën e parë, ka një problem aty, kjo nuk flet fillimisht. Doktorët alarmojnë policinë që kjo të dëshmojë se kush e ka plagosur. Ajo ka pasur frikë. Është një kronologji e tillë. Nëse do ishte marrë informacioni më parë në Spitalin Ushtarak, mbase ngjarja do ishte parandaluar në kohë,  duke ngritur postblloqet. Duhet të ishte bërë publike në media që familjarët ta dinin. Ky shkon në një shtëpi, hyn brenda, vret dy të ndjerat dhe pastaj kur i bllokohet arma, nxjerr thikën dhe plagos dy të tjera. Del me makinë dhe shkon te shtëpia e motrës ose familjes së bashkëvuajtësit së tij dhe hap derën kë gjen aty e godet. Ka shpëtuar nëna aty që ka dalë të shohë çfarë ka ndodhur. Shyqyr ky është larguar“- tha Karamuço.

ervin karamuço arrestimi i dan hutrës

Lini një Përgjigje