TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2023, 13:09

I dënuar për trafik drogë në Turqi, 63-vjeçarit i sekuestrohet pasuria 150 mijë euro në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për trafik drogë në Turqi, 63-vjeçarit i

Një pasuri me vlerë 150 mijë euro i është sekuestruar një 63-vjeçari në Elbasan pasi dyshohet se ka ardhur prej aktivitetit kriminal.

Ai është identifikuar si Agron Metaj, i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;

-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;

-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

agron metaj sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mijë euro

Lini një Përgjigje