Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit.
Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar radhë të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani.
Mungesa e infrasktrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin në hyrje-dalje përveç vizitave të familjarëve, janë disa nga shkaqet e trafikut të rënduar.

Trafiku në këtë aks është prezent në çdo sezon si veror ashtu dhe dimëror dhe si pasojë është kthyer në një makth për të gjithë udhëtarët të cilët mbeten për orë të tëra të bllokuar në trafik.
Lini një Përgjigje