
Nga ky fillim viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore. Kryeministri Edi Rama njoftoi më herët se rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve.
Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit. Kjo skemë e re, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.
Por çfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?
Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.
Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë. Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe inovacionit ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi i skëmës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit.


Invalidët që kanë për të marë tërë ato ilaqe ju shton 600 lekë në muaj.As për një kuti aspirinë
Nuk ka faj populli apo pensionistët që janë sot që marrin pension të pjesm :por i qeverisë që i la pa punë dhe i prishi fabrikat dhe uzinat po ata puntorë që në frymarrje por gjoja reforma emallkuar e qeverisë fashiste që na hoqi nga puna unë kam lumtur te universiteti te falsiteti inxhinierisë mekanike , ç'faj kemi ne se na hoqi nga puna dhe solli të tjerët tani kjo qeveri mos i diskreditojnë këta pesimistë plus që dinjitet as vështësa e punë që punonin në punë të rënda dhe me helme :kjo më duket e pa drejt dhe shum e pa drejt
Po lere cfare do u japin , por pse i genjyen invalidet se do tu jepnin Bonus per festat e fundivitit , sepse asnje kokerr leku nuk moren te gjoret... qeveri mashtruse..