
Vjehrri i Bardha Palit, gruas që i dha fund jetës pak ditë më parë në Greqi, si pasojë e problemeve me bashkëshortin dhe tradhtive të tij, ka folur për marrëdhënien e çiftit.
Ai tha se i biri dhe Bardha ishin ndarë prej 6 muajsh pasi i kishte kapur disa gabime.
“Unë e mora vesh lajmin nëpërmjet telefonit që u përhap në FB. Nuk di ta shpjegoj as unë, ajo ka deklaruar shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. E kanë brenda për brenda me burrin. Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit”, ka thënë vjehrri.
Lidhur me akuzat që e ndjera ka bërë në postimin e saj në rrjete sociale, vjehrri thotë se nuk ka asgjë të vërtetë as me dy gratë që përmenden.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në ato që ka thënë, nga inati. Janë vetëm çështje inati. Djali im i mbajti të mbyllura këto gjëra. Iliri komunikon me të birin, ai ka thënë që “të gjitha problemet nuk i ka babi, por mami”. Bardha jetonte me djalin dhe nusen e tij, ndërsa Iliri jetonte vetëm në qytet. Nuk e kam ditur që ishin ndarë, tani e kam mësuar. Para dy muajsh kur erdhi tek unë në fshat, nuk shfaqi asnjë shenjë.
Ajo punë që ka bërë ajo është e turpshme. Ka futur shumë njerëz, për çështje inati, e konfirmon edhe djali i saj. Dilte pinte andej duhan dhe s’pyeste”, tha ai.
Lini një Përgjigje