TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 10:31

Njohja e pensioneve me Italinë, ekspertja shpjegon kush përfiton

Shkruar nga Pamfleti

Njohja e pensioneve me Italinë, ekspertja shpjegon kush përfiton

Ekspertja e ekonomisë, Beskida Aliaj, ka sqaruar marrëveshjen e njohjes së pensioneve mes Italisë e Shqipërisë.

Sipas saj, nëse je në një punë i siguruar dhe e ke ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri edhe në Itali do të të quhen të gjithë vitet e punës, pra kudo që të kesh punuar në këto dy vende.

“Një emigrant i Italisë mund të ketë punuar në Shqipëri 10 vite dhe arrin në vendin e tij, ku punon dhe 10 vite të tjera dhe në total i quhen 20 vite punë. Në sajë të marrëveshjes do të quhen 20 vite dhe sipas ligjit shqiptar duhet të kesh minimum 15 vite punë për të marrë një pension minimal, ndërsa në Itali është 20 vite punë me siguracione. Secili nga shtetet do të japin një pension për ato 10 vite që ka punuar në secilin shtet”, tha Aliaj.

Ndërkohë përfitimi i dytë është se sa vjetërsi pune ke si individ në Itali.

Sipas kësaj, nëse burrat kanë mbushur 42 vite e 10 muaj punë dhe gratë kanë mbushur 41 vite e 10 muaj punë, automatikisht mund të dalin në pension edhe para se të kenë mbushur moshën 67 vjeç.

“Rasti i dytë është që Italia të jep pension me vjetërsi pune, ku në rast se qytetari ka 42 vite e 10 muaj kontribute në Itali për burrat dhe 41 vite e 10 muaj për femrat, mund të dalin në pension në çfarëdo moshe qofshin. Mund të dalin në pension edhe 57 vjeç nëse ti ke punuar 45 vite”, shpjegoi ekspertja.

Ekspertja gjithashtu sqaroi se secili shtet do të japë kontributin e vet për aq kohë sa ka punuar shtetasi në atë vend.

Për sa i përket aplikimit, në rast se ky aplikim kryhet në Shqipëri, pensioni do transferohet nga Italia dhe e kundërta.

Për ata persona që e kanë kaluar moshën e daljes në pension, Aliaj thotë se ligji nuk efekt prapaveprues.

“Numri i përfituesve është 200 mijë emigrant kontribuues, nga totali, që është 700 mijë emigrantëve që ndodhen në Itali, jo të gjithë janë në moshë për pension, kemi kontribuues edhe në moshë të re, ndërsa sipas INSTAT llogariten 25 mijë pensionistë në vit”, tha Aliaj për Top Channel.

pensionet itali shqiperi

Lini një Përgjigje