TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 09:59

“Nuk do mbetet asnjë opozitë në këmbë”, Klodian Tomorri ngre alarmin: Kodi i ri Penal do kthehet në kamxhik politik!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk do mbetet asnjë opozitë në këmbë”,
Klodian Tomorri

Gazetari bën me dije po flitet dhe për një nen “Pasurimi i Paligjshëm”, ku shkruan se me këtë nën i bie të futen në burg edhe barinjtë që jetojnë gjithë jetën ne mal.

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shqetësimin për pasojat që do sjellë Kodi i ri Penal. Tomorri shprehet në një reagim në rrjetet sociale se Kodi i ri do ketë 950 nene, pra sipas tij kanë kriminalizuar çdo sjellje të shoqërisë dhe nuk do të mbetet me asnjë opozite në këmbë.

Gazetari bën me dije po flitet dhe për një nen “Pasurimi i Paligjshëm”, ku shkruan se me këtë nën i bie të futen në burg edhe barinjtë që jetojnë gjithë jetën ne mal.

Janë publikuar nëpër rrjete sociale foto me nene të Kodit te Ri Penal. Dhe shikon nene me numër  550 ose dhe më të madh.

Disa thonë, por nuk e di sa e sigurt, që Kodi i ri që po bëjnë këta do ketë 950 nene. Kod Penal me 1 mijë nene. Praktikisht kanë kriminalizuar çdo sjellje të shoqërisë.

Dhe gjen perla aty nëpër nene pastaj. Burg po mblodhe kanaçe, burg po të kapen me të botës e kështu me radhë.

Përtej kësaj, flitet dhe për nen “Pasurimi i Paligjshëm”. Edhe kjo duhet parë nëse është e vërtetë se deri tani janë fjalë. Por çfarë do të thotë pasurim i paligjshëm se me këtë nen fut në burg edhe barinjtë që jetojnë gjithë jetën ne mal? 

Po u miratua një nen si ky nuk mbetet me asnjë opozite në këmbë këtu. Kodi penal kthehet në kamxhik politik, që shfaros çdo rezistencë ndaj pushtetit. Kuadri ligjor e ka të përcaktuar se kur një njeri hyn në hetim pasuror. Ça do me thënë kjo pasurim i paligjshëm.”-shkruan Tomorri.

klodian tomorri

Lini një Përgjigje