TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 09:36

"Sot do të ishte i lirë", Ben Andoni: Lëvizja e gabuar e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
"Sot do të ishte i lirë", Ben Andoni: Lëvizja e
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni u shpreh se nëse Sali Berisha do të kishte shkuar në SPAK që ditën e parë nuk do të ishte sot në “arrest shtëpie”.

Gjatë një debati me ish-deputetin e PD Klevis Balliu, i cili akuzoi SPAK se po përdor dy standarde pasi socialistët po i heton në gjendje të lirë ndërsa Berishën në arrest shtëpie, Andoni theksoi se kjo nuk është e vërtetë, pasi socialistët janë paraqitur që ditën e parë, disa prej tyre madje dalin të zverdhur.

Ndërkohë shtoi se Gazment Bardhi ndrsyhe nga sa deklaron në Shqipëri, gjatë takimeve në Bruksel dhe SHBA flet me vlerësime pozitive për drejtësinë e re.

"Nëse Berisha do të shkonte që ditën e parë para SPAK-ut nuk do të kishte këtë masë sot. Beqaj shkon çdo ditë para SPAK-ut dhe del i zverdhur. Berisha kishte mundësinë më të mirë për tu përballur me drejtësinë. SPAK ka një mal me dosje, ke inceneratorët ka patur asistencë shumë të madhe nga opozita, por dosjet e tjera janë shumë të vështira. Viti 2024-ër nuk është viti i SPAK, por i GJKKO. Nëse GJKKO e mbyll ekuacionin atëherë opozita mund të thotë diçka. Mua më pëlqeu kur thatë është një pjesë që e mbështes. Zoti Bardhi kur ishte në SHBA dhe Bruksel foli mirë për Drejtësinë, kur erdhi në Shqipëri foli ndryshe. Drejtësia i ka ikur mazhorancës nga duart, dhe ky është fat i madh për shqiptarët."-tha Andoni.

ben andoni

Lini një Përgjigje