TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 08:03

Turistët e bllokuar në Bogë, ekipi i shpëtimit tregon detaje: Njëri prej tyre ishte dëmtuar në këmbë

Shkruar nga Pamfleti

Turistët e bllokuar në Bogë, ekipi i shpëtimit tregon

Pak ditë më parë në Bogë u shpëtuan 5 turistë të cilët ishin bllokuar nga bora.

Dy prej djemve të ekipit të shpëtimit, Erkin Lika dhe Ornold Baze, kanë treguar se si u zhvillua ngjarja dhe shpëtimi i tyre.

Lika tha se njëri prej turistëve kishte rrëshkitur dhe kishte dëmtuar këmbën, çka sipas tij e bënte më urgjente evakuimin e tyre.

“Kishte ngrica në Bogë, terren i vështirë. Ishte edhe një njeri që kishte një dëmtim në këmbë dhe kërkonin sa më shpejt ta ulnim poshtë sepse po i shteronin edhe forcat. Rrëth orës 15:00 disa anëtarë tanët ishin duke bërë një hiking.

Një anëtar i grupit ka rëshkitur, si pasojë ka ngelur i dëmtuar në këmbë. Anëtarët tanë kanë bërë çmos ta ulin në një zonë të sigurt. Është transportuar afër një guve, i është dhënë ndihmë. Ishin 5 persona, njëri u dëmtua dhe u bë edhe shoqërimi i tyre”, tha Lika.

Turistët kishin udhëtuar drejt majës së Çardakut, ndërsa incidenti ndodhi kur ata ishin duke u kthyer.

“Janë organizime të ndryshme që ndodhin çdo fundjavë. Destinacioni ishte maja e Çardakut, që është edhe maja më e vështirë e Bogës për t’u arritur. Maja është arritur me sukses nga grupi, por në momentin e kthimit ka ndodhur incidenti. Duke qenë të paktë në numër e kishin të pamundur pjesën e evakuimit”, tha Baze.

 

turiste boge

Lini një Përgjigje