TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 11:43

“Paskemi punë sot"/ Fredi Beleri kallëzon penalisht Artan Hoxhën

Shkruar nga Pamfleti
“Paskemi punë sot"/ Fredi Beleri kallëzon penalisht Artan
Artan Hoxha dhe Fredi Beleri

Kandidati i shpallur fitues për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri ka kallëzuar penalisht gazetarin Artan Hoxha.

Ka qenë vetë Hoxha që ka publikuar dokumentin.

Paskemi punë sot! Me “viktimën akuzuese” Dhionisios Alfred Beleri. Thotë mirë populli, “halli hallit nuk i ngjan”, shkruan Hoxha në Facebook.

“Paskemi punë sot"/ Fredi Beleri kallëzon penalisht Artan

Gazetari Hoxha ka publikuar vazhdimisht fakte dhe ka hedhur akuza kundër Fredi Belerit. Hoxha është shprehur  se telefonat e Fredi Belerit fshehin të dhëna që mund ta rëndojnë çështjen ndaj tij.

Hoxha ka thënë  se nëse hapen telefonat, do të gjenden biseda mes Belerit dhe autoriteteve greke, politikanëve grekë apo personazhe të cilët janë ‘non grata’ në Shqipëri.

Kujtojmë që në shtator të vitit që lamë pas organizata e minoritarëve grekë “Omonia” ka paditur në gjykatë Artan Hoxhën dhe shkak kanë qenë pikërisht  lidhur me deklaratat e tij për Fredi Belerin.

artan hoxha fredi beleri

Lini një Përgjigje