TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2025, 13:42

‘Tokë e xanun’, Rama ndan foto nga zaptimi i hapësirave publike te ‘21 Dhjetori’: Hiqni barrikadat, do gjobiteni

Shkruar nga Pamfleti
‘Tokë e xanun’, Rama ndan foto nga zaptimi i hapësirave
Rama ndan foto nga zaptimi i hapësirave publike te ‘21 Dhjetori’

Një ditë pasi lajmëroi aksionin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama u bën edhe njëherë thirrje zaptuesve të veprojnë sa më shpejt.

Kreu i qeverisë ka marrë në duar rastet e para problematika, pasi u dha deputetëve porosi që të evidentojnë në terren çdo problematikë të qytetarëve të Tiranës.

Rama ka ndarë disa foto nga zaptimi i hapësirave publike në zonën e “21 dhjetorit” në kryeqytet, krahas së cilave shkruan se kjo është situatë klasike “toke të xanun”. Edhe njëherë kërkon lirimin e hapësirave publike, ndërsa zaptuesve u kujton se nëse nuk do të veprojnë vetë do të përballen me gjoba ose hetim penal.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se është koha që shumica të marrë atë që i takon dhe pakica të kthejë mbrapsht atë që nuk i takon.

“Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon”, shkruan Rama.
Aksioni u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u ka lënë deputetëve dy javë kohë që të evidentojnë rastet në terren. Nëse nga bizneset dhe qytetarët nuk do të ketë reflektim, në mesin e muajit korrik do të nisë aksioni për lirimin e hapësirave publike.

 

rama ndan foto nga zaptimi i hapësirave do gjobiteni

Lini një Përgjigje