TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2025, 12:07

"Rinumërimi dhe farsa e doktorit mbaroi", Kara: Mospranimi i humbjes, thelb i berishizmit!

Shkruar nga Pamfleti
"Rinumërimi dhe farsa e doktorit mbaroi", Kara: Mospranimi i
Romeo Kara

Rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit përfundoi me një disfatë tjetër për PD. Jo vetëm që nuk u vërtetua farsa elektorale e Berishës, por rinumërimi zbuloi që PD I ishin shtuar vota padrejtësisht.

Për avokatin Romeo Kara, zgjedhjet e 11 majit kanë qenë ndër zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë dhe se për Berishën qëndrimi i tij postzgjedhor është retorikë që përbën thelbin e berishizmit. Më tej, Kara kritikoi Kodin Zgjedhor duke thënë se nuk i jep të drejtë të plotë sovranitetit të shqiptarëve.

“Kjo është një retorikë që përbën thelbin e berishizmit, mospranimin e humbjes. Ka qenë e përgatitur, të dyja palët e kanë ditur kush fiton ose jo dhe të dy janë përgatitur për periudhën postzgjedhore. Berisha ka një retorikë të egër, por është i qetë në pazar me mazhorancën dhe nuk do e lërë në heshtje miratimin e kodit zgjedhor. Dhe pazaret e tjera për të cilin është akuzuar dhe shpresoj që SPAK të zgjohet nga gjumi. 

Mendoj që nuk e kemi lënë në dorë të Berishës certifikimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë më të mirat që janë bërë deri më tani, por në thelb është që ky Kod Zgjedhor nuk i jep të drejtën e  plotë sovranitetit të shqiptarëve dhe ka gjëra të tjera për të cilat Berisha nuk flet“, tha Kara pwr "Abc News".  

Lini një Përgjigje