TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2025, 10:34

Arrestimi i doganierëve grekë, radhë të gjata pritjeje në Qafë-Botë 

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i doganierëve grekë, radhë të gjata pritjeje

Këtë mëngjes qytetarët që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë hasur me orë të gjata pritjeje. Pala greke operon me dy sportele ndërsa punojnë vetëm 3 doganiere ( femra) të sjella këtu nga Dogana e Kakavijës. Ndërsa në PKK të Qafë Botës pala shqiptare operon me 3 sportele.

Kaosi në Qafë-Botë është krijuar pas arrestimit të 14 doganierëve grekë, 7 doganierë meshkuj dhe 7 doganiere femra, mes tyre edhe shefi. Doganierët grekë u arrestuan në kuadrin e një grupi të organizuar kriminal të akuzuar për rushfet pasiv në bashkëpunim. Dosja e çështjes përbëhet nga mbi 2,000 faqe dhe përfshin materiale video dhe fotografike, së bashku me biseda të regjistruara të të akuzuarve mes tyre dhe me persona të tjerë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga punonjës të Autoritetit Doganor, të cilët merrnin përfitime të padrejta financiare për moskryerjen e kontrolleve.

Lini një Përgjigje