TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2025, 07:46

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama urdhër: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura!

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama urdhër: Të shuhen brenda
Edi Rama

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në terren.

Në këtë situatë, zjarrëfikëset kanë angazhuar edhe një pompë uji më të fuqishme për të minimizuar dëmet, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, sapo janë nisur nga Tirana për në landfill 14 mjete të tonazhit të rëndë, për të ndihmuar dhe përshpejtuar në shuarjen e atyre vatrave që kanë mbetur.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen sonte (4 Korrik).

Në landfill ndodhen gjithashtu ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën.

 

zjarri në landfillin e elbasanit rama

Lini një Përgjigje