TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2025, 21:13

Situata e zjarreve, 4 vatra ende aktive; flakët vijojnë në fushën e mbetjeve në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Situata e zjarreve, 4 vatra ende aktive; flakët vijojnë në

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale, 10 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa katër mbeten aktive. Një prej vatrave aktive është fusha e mbetjeve në Elbasan, edhe pse në njoftimin zyrtar thuhet se në terren janë 30 zjarrfikëse dhe ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Zjarret e shuara përfshijnë zonat:

Komsi (Mat)

Hajmel (Vau i Dejës)

Perondi (Kuçovë)

Ura Vajgurore (Dimal)

Ishëm, Rrashbull (Durrës)

Rubik (Mirditë)

Prezë (Vorë)

Vërtop (Poliçan)

Zjarret aktive:

Vlorë (Finiq) – Në malin e Shedenikut, zjarri vazhdon të përhapet në një zonë me pyll pishe, e paarritshme në këmbë. Monitorohet në distancë. S’ka rrezik për banesa.

Elbasan – Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ndërhyrja është përmirësuar ndjeshëm. Janë angazhuar mbi 30 mjete zjarrfikëse, ushtarake dhe private, përfshirë edhe ekskavatorë, pompë thithëse dhe traktorë të FA.

Kukës (Has) – Në zonën mes Gjinaj dhe Domaj, zjarri mbetet aktiv në një sipërfaqe me pyll pishe. Pjesa më e madhe është izoluar.

Tiranë (Vaqarr) – Në fshatin Bulticë, zjarri në shkurre dhe ferra është izoluar me ndihmën e një helikopteri Cougar. Po punojnë 40 forca zjarrfikëse dhe të APR-së. Sipërfaqja e djegur është rreth 4 hektarë.

Autoritetet mbeten në terren dhe monitorojnë situatën në vijimësi, duke vënë në dispozicion burime shtesë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Lini një Përgjigje