TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 20:42

Tjetër bllokadë për afganët në Shqipëri, Ruboi pezullon vizat pas sulmit ndaj Gardës!

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër bllokadë për afganët në Shqipëri, Ruboi
Pritja e afganëve nga ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Rama

Si u verifikuan afganët gjatë administratësa së Biden?

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të shtunën se administrata e Trump ka pezulluar lëshimin e vizave për të gjithë individët që udhëtojnë me pasaporta afgane, duke argumentuar se “Washingtoni nuk ka prioritet më të lartë se mbrojtja e amerikanëve”. Ky vendim vjen pas një incidenti të dhunshëm në Uashington, ku një shtetas afgan sulmoi anëtarë të Gardës Kombëtare, një prej të cilëve humbi jetën.

Departamenti i Shtetit ka pezulluar MENJËHERË lëshimin e vizave për individët që udhëtojnë me pasaporta afgane. Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publikun”, shkruan departamenti.

Shërbimet amerikane të shtetësisë dhe imigracionit (USCIS) konfirmuan vendimin për X, duke thënë: "Duke filluar menjëherë, përpunimi i të gjitha kërkesave për imigracionin që lidhen me shtetasit afganë është ndalur për një kohë të pacaktuar në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit".

Por ky vendim prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Deri në janar të këtij viti, më pak se 700 afganë vijonin të qëndronin në Shqipëri, kryesisht si pjesë e programeve të resettlementit pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Të dhëna të përditësuara nuk janë bërë ende publike nga institucionet shqiptare, duke lënë të paqartë fatin e këtyre personave nën pezullimin aktual të vizave.

Pas largimit të SHBA nga Afganistani, të gjithë individët që bashkëpunon me ta u larguan disa në SHBA e disa në vende partnere, derisa të bëhej nxjerrja e vizave. Në Shqipëri erdhën mijëra persona, por afro 700 u bllokuan dhe me gjasë do të mbeten përgjithmonë këtu. Bllokada e parë u bë që në fillim të vitit, ku Trump bllokoi ndihmën e huaj. Por pas këtij zhvillimi sot, duket se gjasat e largimit janë zero. 

Ndikimi i incidentit në Uashington

Ngjarja e dhunshme në Uashington ka shkaktuar ndryshime të menjëhershme në politikat e imigracionit nga administrata Trump. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi se sulmuesi, një shtetas afgan, kishte ardhur në SHBA përmes një programi resettlementi të nisur nga administrata Biden në vitin 2021, i quajtur “Operation Allies Welcome” (OAW).

Programi kishte për qëllim vendosjen e afganëve të cenueshëm pas rënies së Kabulit, por republikanët kanë akuzuar, pa paraqitur prova, se disa individë nuk ishin verifikuar si duhet. Si pasojë, DHS ka pezulluar përkohësisht përpunimin e të gjitha kërkesave të imigracionit për shtetasit afganë, duke rishikuar protokollet e sigurisë dhe verifikimit.

Si u verifikuan afganët nën administratën Biden?

Sulmuesi, 29-vjeçari Rahmanullah Lakanëal, kishte hyrë në SHBA më 8 shtator 2021, pak pas rënies së Kabulit. Ai kishte një aplikim aktiv për vizë speciale imigrimi (SIV) por iu akordua azil nga administrata Trump. Sipas informacionit të publikuar nga qeveria amerikane, programi OAË përfshinte një proces shumë-fazor verifikimi, duke përfshirë mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, dhe bashkëpunim të agjencive të ndryshme si FBI dhe Qendra Kombëtare për Kundër-Terrorizmin.

Megjithatë, disa zyrtarë republikanë dhe drejtues të FBI-së kanë deklaruar se në praktikë ky verifikim nuk ishte i mjaftueshëm, duke i lejuar individë të pa-verifikuar të hynin në vend. /Pamfleti

Lini një Përgjigje