TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 17:59

Festat e Flamurit, Kreshnik Spahiu: Pse i shoh me rezerva mesazhet e Ramës dhe Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Festat e Flamurit, Kreshnik Spahiu: Pse i shoh me rezerva mesazhet e Ramës

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për 29 nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Teksa u ndal tek mesazhet e liderëve në pushtet për këtë datë të shënuar, Spahiu i sheh me rezerva, duke theksuar se ka një lloj fallciteti.

Ai vuri në dukje se udhëheqësit aktualë, Albin Kurti, Edi Rama, si edhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë festuar kurrë së bashku, por as të ndarë 28 Nëntorin në Kalanë e Gjergj Kastriotit në Krujë.

Mesazhet e liderëve që janë në pushtet i shoh me rezerva sepse ka një lloj fallciteti. Sepse të gjithë liderët, Kurti, Berisha dhe Rama se kanë kujtuar dhe festuar 28 nëntorin në kalanë e Gjergj Kastriot në Krujë as bashkë as veç e veç.”, tha ai për Report Tv.

Lini një Përgjigje