
Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se hetimeve ndaj ish-oficerit të Antiterrorit dhe policisë gjyqësore Igli Haxhiaj i është dhënë një rëndësi e madhe, sepse po hetohet nga dy prokurorët Dumani dhe Braho.
Bregu vë në dukje se Haxhiaj thotë se paratë i kërkon edhe për dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve është i panjohur.
Sipas gazetarit nëse Haxhiaj do të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë s’do flinin gjumë dhjetëra e qindra persona.
"Në momentin që ai akuzohet ai ishte oficer i policisë gjyqësore, personi që bënte hetime. Pse i ka dhënë SPAK-u rëndësi kaq të madhe kësaj dosje? Dy prokurorët janë Dumani dhe Braho. Në një pikë mund të mendojmë se dy prokurorët kanë një interes shumë të madh ndaj kësaj çështje, jo vetëm pse është e ndërlidhur me një nga grupet më të madhe të drogës që operonin në Itali në 2020-2021, deri në 2025, por thuhet se paratë i kërkonte për dy persona të tjerë, që ne s’e dimë nëse janë oficerë të tjerë, që merren me përgjimin, njerëz që merren me çështjen.
Unë mendoj se dy prokurorët i kanë dhënë një rëndësi kaq të madhe, mendoj që ata do ushtrojnë gjithë autoritetin e tyre, për të dalë në përfundim të kësaj çështje, për të kuptuar fijet dhe lidhjet e këtij personi. S’ka ai asnjë akuzë për drogën. S’është gjetur një provë nëse është sekuestruar droga e tij. Dy personat për të cilët kërkonte para Haxhiaj s’janë të identifikuar. Dy vetëm janë identifikuar, personi të cilit po i bëhet hetim dhe polici. A ekzistojnë dy të tjerët? A e kishte në dorë vet dhe shpikte dy të tjerë për të rritur pazarin? Unë këtë s’e di.
Aludimi im nëse do të bëja një aludim është fakti që dy prokurorët kryesor të SPAK-ut, që për një hetim të veçuar do t’ia linin një prokurori me më pak punë, e kanë marrë për të gjetur prova të tjera, duke ushtruar presion hetimor ndaj një personi të caktuar, për ta bërë atë pse jo bashkëpunëtor të drejtësisë. Nëse Haxhiaj do bëhet bashkëpunëtor s’do flinin gjumë dhjetëra, qindra persona. Është një aktivitet shumë i bollshëm. S’e di nëse ai ka lidhje me Visin e Pojës, që konsiderohet një nga trafikantët më të mëdhenj. Por një lidhje të ndërmjetme e ka, sepse njeriu i afërt i Doçit, ndihmohet nga ish-polici. Nëse e kanë vënë Haxhiajn do shohim çudira", tha ai në “MCN TV.
Lini një Përgjigje