
Policia Kufitare Kakavijë njofton qytetarët se më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët në Greqi.
Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet me automjete të planifikohen në orare të tjera të ditës.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njofton policia.
Lini një Përgjigje