
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, me akuzën e vjedhjes së dy kioskave në qytet. Të arrestuarit janë Emiljan Sinani 31-vjeç dhe Besmir Hoxha 38-vjeç, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për një tjetër. Ata akuzohen se kanë vjedhur produkte me vlerën 75000 lekë.
U sekuestruan 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë vjedhjes. Vjedhja është kryer në datat 17 dhe 19 mars në lagjet “11 Nenori” dhe “28 Nëntori”.
NJOFTIMI I POLICISE
Muajin e kaluar, vodhën me thyerje në 2 kioska në qytet, produkte me vlerë 75 000 lekë, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Njëri nga të arrestuarit, me precedent për vjedhje. Sekuestrohen 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve me thyerje, në 2 kioska në qytetin e Elbasanit, vjedhje të kryera gjatë muajit mars 2024, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë identifikuar autorët e dyshuar të këtyre rasteve.
Konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 31 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara të përdorura për të kryer vjedhjet. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje