
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jeta në rrugë në fshatin Vreshtaj të Elbasanit. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhuna. Paraprakisht mendohet se shkaqet e vdekjes ishin natyrale.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje