TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2026, 18:30

Terapi hormonale në QSUT për transgjinorët, justifikohet zv.ministrja Tomini: Udhëzuesi është dokument orientues, jo protokoll përfundimtar!

Shkruar nga Pamfleti

Terapi hormonale në QSUT për transgjinorët, justifikohet

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini këtë të premte ka dalë me një sqarim lidhur me udhëzuesin mbi trajtimin hormonal. Sipas saj ky udhëzues është një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

Tomini shton se ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Sipas zv.ministres, dokumenti ka si qëllim orientimin e profesionistëve të shëndetësisë në procesin e rekomandimit të terapisë hormonale për individët që referohen për këtë shërbim dhe nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri.

Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Në lidhje me çështjen e rimbursimit, Tomini sqaroi se udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale. Dokumenti përfshin vetëm rekomandime të përgjithshme dhe tipe të ndryshme të terapive hormonale, bazuar në praktikat klinike ndërkombëtare.

Ky udhëzues konsiderohet një udhëzues orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. Ai orienton profesionistët shëndetësorë në procesin e rekomandimit apo referimit mbi terapinë hormonale për individët që janë të interesuar për këtë shërbim. Udhëzuesi mbështetet në praktikat dhe rekomandimet ndërkombëtare si dhe në vlerësimin e një ekipi multidisiplinar me specialist klinicist, profesionist psikosocial, specialit të shëndetit mendor.

Çdo rast vlerësohet individualisht nga ekipi multidisiplinar dhe nëse individi shfaq apo ka patologji të caktuara mund të përjashtohet nga ky udhëzim në varësi të vlerësimit klinik. Ky udhëzues ka karakter thjesht klinik dhe zbatohet në nivel universitar nga Shërbimi i Endokrinologjisë si struktura referente për terapinë hormonale. Udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamente dhe terapinë hormonale. Në to përfshihen vetëm rekomandimet të përgjithshme dhe tipe të ndryshme të terapive hormonale sipas praktikave klinike. Hartimi i protokolleve specifike të trajtimit dhe çdo vendimmarrje mbi rimbursimin janë procese të mëvonshme të cilat zbatohen me vlerësimin klinik të individualizuar të pacientit dhe në zbatimin e praktikave rregullatore institucionale”, tha zv/ministrja.

Kujtojmë se për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Protokolli parashikon trajtim për të rriturit por edhe për adoleshentët nga 16 vjeç kur vlerësohet nga mjeket dhe ka miratimin e familjes. Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë, u miratua më 28 prill dhe firmosur nga zv. ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate.

terapi qsut hormonale

Lini një Përgjigje