Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Qeveria ka prezantuar shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution”, të cilën Kryeministri Edi Rama e cilëson si “revolucion dixhital”, por opozita e ka kundërshtuar ashpër, duke kërkuar anulim dhe hetim për fondet dhe strukturën e saj.
Në politikën e brendshme, Sali Berisha është takuar me ekspertët e Venecias për reformën zgjedhore, ndërsa vijojnë debatet për depolitizimin e administratës zgjedhore. Po ashtu, SPAK ka dërguar për gjykim tre ish-policë të akuzuar për lidhje me grupe kriminale.
Në ekonomi, kompanitë e naftës paralajmërojnë padi ndaj qeverisë për llogaritjen e çmimit të karburanteve, duke pretenduar humbje financiare. Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë masa të forta për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror.
Në rajon, ka nisur fushata zgjedhore në Kosovë, ndërsa në Europë tensionet rriten pas një incidenti me dron në Rumani që ka alarmuar NATO-n. Paralelisht, BE po diskuton zgjerimin, duke mbështetur integrimin e Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka zhbllokuar fonde për Hungarinë.
Në arenën ndërkombëtare, vijojnë negociatat e tensionuara SHBA-Iran për armëpushim në Lindjen e Mesme, ndërsa një raketë e Blue Origin shpërtheu gjatë testimit në SHBA, pa të lënduar.
Lini një Përgjigje