TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 14:36

Teologu Çako: Nëna ka bërë një krim, nuk justifikohet të vrasësh tre fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Teologu Çako: Nëna ka bërë një krim, nuk justifikohet

Teologu Miron Çako ka komentuar ngjarjen e rëndë në Shkodër të vetëflijimit të 39-vjeçares Alma Arrazi, që dyshohet se u hodh në Lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.

Çako shprehet se nëna ka bërë një krim duke vrarë 3 fëmijët e saj.

“Nuk mund të vrasësh fëmijët. Vetëvrasja është një krim si vrasja. Jetën nuk mund ta shesësh kaq lirë. Kemi një krim, një nënë, nuk justifikohet që të marrë tre fëmijët e saj dhe t’i hedhë në lumë. Ky është krim që ka bërë e ndjera. Këtu shoqëria nuk duhet të mbyllë sytë. Nuk e kam me asnjërin, ai që është shkaktar të mbajë përgjegjësi. Të dy kanë përgjegjësi. Është një rast tragjik. Instikti amësor është instikti më i fuqishëm. Është logjika, si mund të vrasësh 3 fëmijë”, tha Çako.

Teologu theksoi se vetëvrasja dënohet nga Zoti, ndërsa shtoi se Alma Arrazi gjeti një zgjidhje të gabuar.

"Vetëvrasja dënohet nga Zoti, sepse ti del kundër Zotit! Vetëvrasja të çon në ferr sepse i kundërvihet Zotit. Ne në traditën krishterë e kemi dënuar si aktin më të pafalshëm. Të vrasësh fëmijët për inat të burrit kjo është një tmerr. Ka marrë një zgjidhje të gabuar tek vetja e saj", tha Çako.

teologu miron cako shkoder tragjedia

Lini një Përgjigje