TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 14:36

Gjetja e trupave të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni

Shkruar nga Pamfleti

Gjetja e trupave të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin

Pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit në lumin Buna, ku nëna Alma Arrazi u vetëhodh me 3 fëmijët. Të 4 trupat e pajetë janë gjetur nga polumbarët.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

“Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile".

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

 

 

alam arrazi lumi buna 3 femije agjencia kombëtare e mbrojtjes civile

Lini një Përgjigje