Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë policie në kryeqytet.
Në pranga me kërkesë të SPAK kanë përfunduar Roven Zeka, shefi i qarkullimit të Tiranës dhe Sokol Novaku, shefi i sektorit të aksidenteve.
AMP dhe BKH kanë shkuar të ekzekutojnë urdhërin e arrestit për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë, Roven Zeka.
Ky i fundit nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap por është ndaluar nga agjentët e AMP, shkruan Lapsi.al.
Të tre dyshohen ata për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Lini një Përgjigje