TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2023, 21:04

Tensione në dy KZAZ në Tiranë, njerëzit e Veliajt mësyjnë në qendrat e numërimit; ankohen vëzhguesit e Metës dhe Berishës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në dy KZAZ në Tiranë, njerëzit e Veliajt

Në Tiranë vijon numërimi i votave për kryetar bashkie me 830 QV të numëruara nga 941 në total, ndërsa paralelisht ka nisur edhe numërimi i kutive për anëtarët e këshillit bashkiak.

Gjatë gjithë ditës procesi i numërimit ka qenë i qetë, por në orët e mbrëmjes janë shënuar tensione në KZAZ-në Nr. 38.

Në këtë qendër numërimi, e cila ndodhet te “Shkolla e Kuqe” në Njësinë 8, kanë hyrë pa autorizim grupe personash që janë mbështetës të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Situata paraqitet e tensionuar, teksa mund të shihen mbi 30 persona pa bexhë identifikimi, që në shkelje të ligjit qendrojnë shumë pranë numëruesve dhe kutive me fletë votimi brenda.


Po ashtu një moment tensioni është regjistruar edhe në KZAZ nr.35 në njësinë 5 në Tiranë aty ku po vijon numërimi i votave prej orësh.

Vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” kanë debatuar me ata të Partisë Socialiste, pasi këta të fundit duartrokisnin gjatë momentit të numërimit të votave, ku në avantazh është Veliaj.

Në debat u përfshi edhe Dorian Teliti, Anëtar i Këshillit të Sali Berishës.

zgjedhjet lokale në shqipëri tensionet në kzaz 35 dhe 38

Lini një Përgjigje